​Sarti: Në dezinformim dhe propagandë, Rusisë i pëlqen heshtja dhe zonat e errëta

Bota

​Sarti: Në dezinformim dhe propagandë, Rusisë i pëlqen heshtja dhe zonat e errëta

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 11:30
Janis Sarti, drejtor i Qendrës së Përsosmërisë së Komunikimeve Strategjike të NATO-s.

“Pikë qendrore e agresionit rus në Ukrainë është informacioni”, thotë Janis Sarti, drejtor i Qendrës së Përsosmërisë së Komunikimeve Strategjike të NATO-s.

Në një intervistë të dhënë gjatë mbajtjes së Dialogut StratCom në Riga, Letoni javën e kaluar ai theksoi tendencën e Rusisë për dezinformim ose terr informativ, si metodologjinë kryesore të pushtimit.

“Lufta po ndodh shumë larg, megjithatë, në Riga dhe në Baltik lufta ndihet shumë më afër, sepse ka pasur paralele që njerëzit tërheqin në historinë e tyre familjare, çfarë ndodh në një luftë kur Rusia sulmon, kjo është gjëja e parë, gjëja e dytë, ne e shohim qartë se sa pjesë e madhe e luftës është informacioni, dhe në thelb të qenit pika qendrore e luftës dhe prandaj është një mundësi e madhe për ne si qendër për të studiuar në një mjedis bashkëkohor të shekullit të 21-të se si funksionon dhe përvetëson shumë mënyra interesante që kemi bërë nga ajo luftë”, tha ai.

Ai ka thënë se Rusia është munduar për mbi një dekadë t’i përdorë rishtfolësit e Letonisë për rinovim të ndikimit, porse ka shtuar se jo të gjithë janë pro Putinit.

“Është e qartë se Letonia ka një cenueshmëri specifike, ne kemi një popullsi të madhe rusishtfolëse, kështu që Rusia është përpjekur mbi një dekadë t’i përdorë ata si një rinovim të ndikimit, por do të ishte gabim të thuhej se të gjithë rusishtfolësit në Letoni janë pro Putinit, aspak, dhe në fakt ndryshimi ka ndodhur në një mënyrë tjetër, ata janë gjithnjë e më shumë evropianë se prorusë, por sigurisht që ka xhepa njerëzish që janë ende nën magjinë e propagandës ruse, por ajo që ka ndodhur gjatë luftës, ka pasur një rritje të rënies së mediave të propagandës ruse në Riga, kështu që televizionet dhe faqet e lajmeve të sponsorizuara nga Rusia, Kremlini janë mbyllur në Letoni, kështu që ju nuk mund t’i qaseni ato. Dhe sigurisht, ne po akomodojmë një grup të madh gazetarësh të pavarur rusë që janë kundër Putinit, për të ofruar një këndvështrim të ndryshëm nga një mjedis në gjuhën ruse, ndaj asaj që po ndodh, si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë”, vijoi ai.

Ai ka folur për The Geopost edhe për iniciativën e qendrës që ai drejton, së bashku me 17 kombe tjera që të hedhin dritë në këtë “errësirë” dhe të krijojnë fakte për NATO-n, aleatët dhe partnerët e saj.

E sa i përket dezinformimit dhe propagandës ruse në media në Letoni, Sarti ka thënë se ka pasur një sërë mediash të lidhura me ‘Sputnik’, me ‘Russia Today’ që kamë përpjekur të fshehin përkatësinë e tyre.

Porse, sipas tij, konsumi dhe efikasiteti i tyre ka rënë pas të kuptuarit të lidhjes miis lojtarëve në hapësirën e informacionit.

“Epo, ka një gjë në lidhje me dezinformimin dhe propagandën nga Rusia, i pëlqen heshtja dhe i pëlqejnë zonat e errëta, në momentin që i hedh dritë ato humbasin efikasitetin e tyre dhe kjo ka qenë metodologjia kryesore, si brenda qeverisë ashtu edhe në sektorin joqeveritar për t’i zbuluar dhe ekspozuar për atë që bëjnë. Ka pasur një sërë mediash të lidhura me ‘Sputnik’, me ‘Russia Today’ që janë përpjekur të fshehin përkatësinë e tyre që janë ekspozuar, dhe sigurisht, kështu bie efikasiteti dhe niveli i tyre i konsumit këtu, gjëja tjetër është sigurisht të kuptuarit e lidhjeve midis lojtarëve të ndryshëm në hapësirën e informacionit, dhe ka shumë kërkime dhe fokus që po ndodh në këtë vend, si dhe në Baltik. Është interesante se megjithëse shtetet baltike kanë një cenueshmëri të konsiderueshme kur mendon për propagandën ruse, rusishtfolësit, shtresëzimin shoqëror që përdoret ndonjëherë nga Rusia si mjet, ne jemi ende një nga kombet më elastike në Evropë përballë propagandës ruse, kështu që ne përpiqemi të kthejmë një defekt në efekt”, përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat