Për 24 vite kishte jetuar me identitet të rremë në SHBA – arrestohet i dyshuari për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë

Bota

Për 24 vite kishte jetuar me identitet të rremë në SHBA – arrestohet i dyshuari për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Gjatë 24 viteve të fundit, Sead Dukiq ka jetuar një jetë të qetë së bashku me gruan dhe vajzën në një shtëpi të vogël në Tennessee, SHBA. Por, në fillim të këtij muaji, oficerët e imigracionit bastisën shtëpinë e tij duke pretenduar se mbiemri i tij nuk ishte Dukiq, por Miljkoviq.

Në aktakuzën dhe urdhrin e bastisjes që u zbulua javën e kaluar thuhet se ai është në listën e kuqe të Interpolit dhe se po kërkohet nga autoritetet boshnjake për kryerjen e krimeve të luftës gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Edhe pse mund të ketë qenë në gjendje të ndryshojë emrin e tij, ai nuk mundi të ndryshonte fytyrën apo shenjat e gishtave. Shënuesit biometrikë ndihmuan në konfirmimin e identitetit të tij të vërtetë, sipas DHS, e cila tha se përdorte softuerin e njohjes së fytyrës dhe gjurmëve të gishtërinjve për të përputhur të dhënat e SHBA-së për Dukiçin me dosjet boshnjake për Miljkoviq.

Ai tani përballet me akuzat për deklarata të rreme kur ka aplikuar për marrjen e pasaportës amerikane. Është e paqartë nëse do të gjykohet edhe për krime lufte, raporton forbes.

DHS pretendoi se ai ishte përpjekur të hynte në SHBA dy herë në vitet 1990 me emrin Miljkoviq dhe u përpoq për herë të tretë në vitin 1999 duke përdorur mbiemrin Dukiq. E fundit ishte e suksesshme dhe që atëherë ai ka qenë nën radarin e autoriteteve.

As në kallëzim penal dhe as në urdhër bastisje për këtë rast nuk thuhet se si dhe pse ai është identifikuar si i dyshuar.

Kur Hetimet e Sigurimit të Shtetit bastisën shtëpinë, ndër të tjera, konfiskuan një “kostum ushtarak të huaj”, një flamur serb dhe një plan fluturimi për në Zagreb, sipas dokumentit për ekzekutimin e urdhrit të bastisjes.

Në gjykimin e Sakib Dautoviqit para Gjykatës kantonale në Bihaq për krimet në Klladushë të Madhe në vitin 2012, dëshmitari Enver Hrnçiq, ish-anëtar i Njësisë për sigurinë e objekteve dhe personave të APZB-së, tha se i njihte disa nga të burgosurve dhe dëgjoi nga të njohurit se i kishte rrahur Sead Miljkoviq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat