Ukraina thotë se Hungaria ndalon aksesin për të burgosurit e kthyer

Bota

Ukraina thotë se Hungaria ndalon aksesin për të burgosurit e kthyer

Nga: A.SH Më: 19 qershor 2023 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Kievi ka akuzuar Hungarinë për ndalimin e aksesit ndaj 11 të burgosurve ukrainas të luftës që Rusia ia dorëzoi vendit të BE-së, i cili ka mbajtur lidhje me Kremlinin gjatë konfliktit me Ukrainën, prëcjell Bota sot.

Kisha Ortodokse Ruse tha në fillim të këtij muaji se një grup të burgosurish ukrainas të luftës nga Transcarpathia – një rajon ku jeton një pakicë etnike hungareze – ishte transferuar në Budapest.

Kievi tha se zyrtarët ukrainas nuk kanë qenë në gjendje të kenë akses te të arrestuarit e kthyer.

“Të gjitha përpjekjet e diplomatëve ukrainas gjatë ditëve të fundit për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët ukrainas nuk kanë qenë të suksesshme”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Oleg Nikolenko në një deklaratë në Facebook.

"Në thelb ata po mbahen në izolim," tha ai dhe akuzoi Hungarinë për "injorimin" e përpjekjeve të Kievit për të vendosur dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat