Scholz: Lufta mund të zgjasë shumë, ne qëndrojmë në anën e Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Bota

Scholz: Lufta mund të zgjasë shumë, ne qëndrojmë në anën e Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 21:05
Foto nga takimi

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se Perëndimi duhet ta përshtatë politikën e saj pasi që lufta në Ukrainë mund të zgjasë shumë, dhe se do ta mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

“Ne duhet të përgatitemi që akti rus mund të zgjasë për një kohë të gjatë”, tha Scholz, duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai shtoi se për këtë po përgatiten dhe për këtë po e orientojnë politikën e tyre.

“Gjermania do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e vendosur e Ukrainës, për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Megjithatë, është e qartë se NATO nuk do të bëhet palë në konflikt”, vuri në dukje Scholz.

Kujtojmë se nga fillimi i luftës në Ukrainë, NATO vazhdimisht ka theksuar se nuk do të jetë palë e kësaj lufte, ndërsa mbështetja ushtarake nga Aleanca më e madhe ushtarake nuk ka munguar për asnjë moment për Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat