Zbardhen detaje tronditëse nga tragjedia/ Tezja e 19-vjeçarit, viktimës së Titan zbulon si qëndron e vërteta e udhëtimit

Bota

Zbardhen detaje tronditëse nga tragjedia/ Tezja e 19-vjeçarit, viktimës së Titan zbulon si qëndron e vërteta e udhëtimit

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 11:41
Adoleshenti vendosi të udhëtonte për babain e tij pa e menduar dy herë

Në ditët para se nëndetësja Titaniku të zhdukej në Oqeanin Atlantik, pasagjeri më i ri, një student 19-vjeçar që shoqëronte babanë e tij në ekspeditë, hezitoi të shkonte në thellësitë e detit drejt rrënojave të Titanikut, sepse ai ishte “i frikësuar”. Megjithatë, ai pranoi udhëtimin për të kënaqur babain e tij aventurier, tha tezja e të riut që u shpall i vdekur mbrëmë, si dhe katër pasagjerët e tjerë dhe anëtarët e ekuipazhit.

Azmeh Dawood, motra më e madhe e biznesmenit pakistanez Shahzad Dawood tha se nipi i saj Sulaiman, 19 vjeç, kishte informuar një të afërm se ai nuk ishte në gjendje për udhëtimin me nëndetëse dhe ndihej e tmerruar për ekspeditën në Titanik.

Adoleshenti vendosi të udhëtonte për babain e tij pa e menduar dy herë, shkruan CNN.

"Po mendoja për Sulejmanin, i cili është 19 vjeç dhe brenda mund t’i ngecë fryma", tha Azmeh Dawood në një intervistë telefonike nga shtëpia në Amsterdam që ndan me burrin e saj Jonathan.

Azmeh Dawood u trondit kur Ocean Gate, kompania që qëndron pas ekspeditës Titan, konfirmoi se pesë pasagjerët në bord kishin vdekur. Roja Bregdetare e SHBA tha se mbetjet në zonën e kërkimit ishin në përputhje me një shpërthim katastrofik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat