​Franca mbetet e fokusuar në mbështetje të Ukrainës pasi grupi Wagner kërcënon të arrijë Moskën

Bota

​Franca mbetet e fokusuar në mbështetje të Ukrainës pasi grupi Wagner kërcënon të arrijë Moskën

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Franca mbetet e fokusuar në mbështetjen e Ukrainës pasi grupi paraushtarak Wagner kërcënoi të arrinte në kryeqytetin rus Moskë, tha të shtunën presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Presidenti Emmanuel Macron po ndjek nga afër situatën ndërsa ne mbetemi të fokusuar në mbështetjen e Ukrainës”, tha Zyra e Presidentit për transmetuesin publik TF1.

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin për tradhti në një fjalim kombëtar të shtunën, pasi luftëtarët paraushtarakë kaluan kufirin nga Ukraina në Rusi, duke hyrë në qytetin e Rostov-on-Don.

Më parë, Prigozhin akuzoi forcat ruse për sulmimin e luftëtarëve të tij, një pretendim që Moska e mohon.

Prigozhin, muajt e fundit, ka akuzuar vazhdimisht Rusinë se nuk i ka furnizuar me armë të mjaftueshme grupit paraushtarak.

Wagner ka luftuar së bashku me ushtrinë e rregullt ruse në Ukrainë. (AA) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat