Situata e tensionuar në Rusi, reagon për herë të parë sekretari amerikan i shtetit

Bota

Situata e tensionuar në Rusi, reagon për herë të parë sekretari amerikan i shtetit

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 15:26
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken reagoi pas situatë që po zhvillohet në rusi që nga mbrëmja e së premtes pas rebelimit të grupit Wagner ndaj ushtrisë ruse.

Përmes një postimi në Twitter Blinken shprehet se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata vazhdon të zhvillohet.

“Fola sot me Ministrat e Jashtëm të G7 dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë për të diskutuar situatën e vazhdueshme në Rusi. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata vazhdon të zhvillohet”, shkruan Blinken.

Në një përshkallëzim të papritur të luftimeve të brendshme ruse, Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus Wagner, ka bërë thirrje për një rebelim kundër ushtrisë – megjithëse ai ka mohuar përpjekjen për një grusht shteti. Moska e akuzon atë për kryengritje të armatosur ndërsa ka vendosur masa kundër terrorizmit me automjete të blinduara që janë parë në rrugë.

Prigozhin thotë se forcat e tij kanë marshuar nga Ukraina në Rusi dhe kanë kontrolluar vendet kryesore në qytetin jugor rus të Rostov-on-Don.

Prigozhin ka akuzuar ushtrinë ruse për kryerjen e një sulmi me raketa vdekjeprurëse ndaj trupave të Wagner në Ukrainë, të cilën ministria e mbrojtjes e mohon.

Ai postoi një video në të cilën thotë se forcat Wagner do të vazhdojnë të bllokojnë qytetin dhe do të shkojnë në Moskë nëse shefat e mbrojtjes Sergei Shoigu dhe Valery Gerasimovn nuk e takojnë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat