Ku gjendet Vladimir Putin?

Bota

Ku gjendet Vladimir Putin?

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 15:42
Vladimir Putin

Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov deklaroi se presidenti rus “po punon në Kremlin” në Moskë.

Por, ndërsa mercenarët e Wagnerit po përpiqen të shkojnë në kryeqytetin rus, tashmë po qarkullojnë shumë lajme se ku ndodhet lideri rus.

Disa njerëz kanë vërejtur largimin e aeroplanit special Il-96-300PU të presidentit rus nga Moska, sipas shërbimit të gjurmimit të aeroplanëve FlightRadar.

Më pas aeroplani u zhduk nga sistemi pranë qytetit të Tverit, në veriperëndim të Moskës, raporton bbc.

Putini thuhet se shpenzon shumë kohë në rezidencën e madhe në liqenin Valdai, që ndodhet në veri-perëndim të Moskës dhe ka gjasa të ketë shkuar aty pas zhvillimeve të fundit në Rusi.

Ndryshe, shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin tashmë ka dal haptas kundër Putinit dhe po e akuzon për korrupsion, mashtrim e burokraci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat