Këshilltari i ministrit ukrainas: Prigozhini mund të vritet me urdhër të Putinit

Bota

Këshilltari i ministrit ukrainas: Prigozhini mund të vritet me urdhër të Putinit

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 19:34
Yegeny Prigozhin

Anton Gerashchenko, këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, ka thënë se lideri i Ëagnerit, Yegeny Prigozhin, ose do të vritet brenda 24 orëve ose do  ta marrë Kremlinin.

Sipas Geraschenkos, Prigozhini brenda 24 orëve mund të vritet nga një sulm raketor i urdhëruar nga Putini.

“Ose Prigozhin do të shkatërrohet brenda 24 orëve nga një sulm raketor i urdhëruar nga Putin, ose ai do të marrë Kremlinin dhe do të deklarohet si diktator ushtarak rus. Ajo që vjen më pas do të jetë lufta civile dhe shpërbërja e Rusisë”.

“Shqetësimi im është se çfarë do të ndodhë me mijëra koka bërthamore, në raketa dhe avionë, nëse Prigozhin i kontrollon ato”, tha Geraschenko.

Kujtojmë se lideri i Ëagnerit bashkë me trupat e tij ia ka mësyrë Moskës, ndërsa sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, është vetëm çështje orësh kur ai do të mbërrij në kryeqytetin rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat