Zelensky thotë se sa më gjatë të qëndrojnë trupat rus në Ukrainë, aq më shumë kaos do të ketë në Rusi

Bota

Zelensky thotë se sa më gjatë të qëndrojnë trupat rus në Ukrainë, aq më shumë kaos do të ketë në Rusi

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 21:27
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kryengritja e trupave mercenare të Grupit Wagner në Rusi thekson kaosin e plotë në vend.

“Sot bota mund të shohë se krerët e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë. Dhe kjo nuk do të thotë asgjë. Thjesht kaos i plotë”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të mbrëmjes.

Zelensky tha se ukrainasit nuk do të heshtin dhe se “siguria e krahut lindor të Evropës varet rreptësisht nga mbrojtja jonë”.

Dhe duke iu drejtuar Putinit në rusisht, Zelensky tha: Sa më gjatë të qëndrojnë trupat tuaja në tokën ukrainase, aq më i madh do të jetë shkatërrimi që ata do të sjellin në Rusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat