“Regjimi i Putinit është mjaft fragjil – sulmi i Wagnerit ndaj Rusisë do të jetë një turp i madh për të”

Bota

“Regjimi i Putinit është mjaft fragjil – sulmi i Wagnerit ndaj Rusisë do të jetë një turp i madh për të”

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 15:16
Vladimir Putin

Sulmi i Wagnerit ndaj Rusisë do të jetë një “turp i madh” për presidentin rus Vladimir Putinin, ka thënë drejtori ekzekutiv i Fondacionit Kundër Korrupsionit të Navalny.

Duke folur për Sky News, Vladimir Ashurkov tha se Yevgeny Progozhin ndoshta ndjeu “rrezikun vdekjeprurës në të cilin ndodhej” përpara se të shpallte de-përshkallëzimin e revoltës së tij, por është shumë herët për të thënë “nëse ky është fundi”.

“E rëndësishme është se ai është një komandant brutal lufte, por ai nuk është budalla”, tha ai.

“Unë mendoj se ai llogariti në njëfarë mbështetjeje në Kremlin, në strukturat e pushtetit rus dhe ne nuk e dimë se çfarë lloj marrëveshjeje ai bëri me Vladimir Putinin përmes Lukashenkos”.

Ndryshe, një marrëveshje për të ndaluar trupat Wagner që të vazhdojnë avancimin e tyre u ndërmjetësua midis Prigozhin dhe presidentit rus nëpërmjet liderit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.

“Çdo ndryshim pozitiv në Rusi do të fillojë me disa trazira dhe paqëndrueshmëri, nëse ky është fillimi i një destabiliteti të tillë nuk e dimë, por me siguri shohim se regjimi i Putinit është mjaft fragjil”, shtoi Ashurkov.

“Është një turp i madh për Putinin”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat