Ish-kryeministri rus pas rebelimit të Wagner: Ky shënon fundin për Putinin

Bota

Ish-kryeministri rus pas rebelimit të Wagner: Ky shënon fundin për Putinin

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 15:42
Vladimir Putin

“Madhëria e tij Putin nuk mund ta falë atë për këtë”, tha Kasyanov.

Prigozhin, thotë ai, e ka shkatërruar stabilitetin e Putinit dhe jeta e tij do të jetë nën “një pikëpyetje të madhe” si rezultat.

Mikhail Kasyanov ishte kryeministër i Rusisë nën Vladimir Putinin nga 2000-2004. Por që kur u shkarkua, ai është bërë një nga kritikët kryesorë të presidentit rus.

I pyetur nga BBC se ku mendon se do të shkojë kreu i grupit Wagner Yevgeny Prigozhin, ai tha: “Mendoj se së pari do të shkojë në Bjellorusi, por mendoj se do të shkojë nga Bjellorusia në Afrikë dhe do të jetë diku në xhungël apo diçka e tillë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat