Zelensky: Rebelimi i Wagner tregoi dobësinë e Putinit

Bota

Zelensky: Rebelimi i Wagner tregoi dobësinë e Putinit

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 22:33
Volodymyr Zelenskyy

Volodymyr Zelenskyy ka folur me Joe Biden për ngjarjet dramatike të djeshme.

Gjatë telefonatës, presidenti ukrainas tha se rebelimi i shkurtër ,gjatë së cilës trupat nga Grupi Wagner u drejtuan për në Moskë,  kishte ekspozuar dobësinë e sundimit të Vladimir Putin.

Në një deklaratë, Zelenskyy bëri thirrje që të ushtrohet presion global ndaj Rusisë.

Ai tha gjithashtu se ai dhe presidenti i SHBA kishin diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit të mbrojtjes, me theks në armët me rreze të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat