Rebelimi i Prigozhin, Lituania bën thirrje për forcimin e krahut lindor të NATO-s

Bota

Rebelimi i Prigozhin, Lituania bën thirrje për forcimin e krahut lindor të NATO-s

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 09:51
Gitanas Nauseda

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda ka bërë thirrje për përforcime në krahun lindor të NATO-s, pas rebelimit të Prigozhin kundër Moskës.

Në veçanti, presidenti lituanez kërkoi të dielën që krahu lindor i NATO-s të forcohej urgjentisht, pas rebelimit të kreut të grupit mercenar Ëagner kundër Moskës, e cila u konsiderua si kërcënimi më serioz për monarkinë e Vladimir Putinit në Rusi në më shumë se dy dekada në pushtet.

Nauceda theksoi se marrëveshja që i dha fund krizës parashikon që Yevgeny Prigozhin, biznesmeni që themeloi Ëagner, do të vendoset në tokën bjelloruse. Sipas Nauceda, prania r Prigozhin në Bjellorusi dhe trazirat në Rusi e bëjnë situatën në rajon më të rrezikshme.

Ai shtoi se nuk po fliste vetëm për Lituaninë, por për NATO-n në tërësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat