I theu kafkën djalit të porsalindur dhe e mbyti me pambuk, merret vendimi për nënën mostër

Bota

I theu kafkën djalit të porsalindur dhe e mbyti me pambuk, merret vendimi për nënën mostër

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 10:27
Paris Mayo

Një vajzë adoleshente, e cila vrau djalin e saj të porsalindur duke i thyer kafkën dhe mbytur me pambuk në gojë kur ishte vetëm 15 vjeç, sot është dënuar me të paktën 12 vite në Gjykatën e Kurorës së Worcester.

Paris Mayo, tani 19 vjeç, u dënua për vrasjen e tmerrshme të foshnjës së saj, raportojnë mediat e huaja. 

E pyetur se përse kishte nisur të kryente marrëdhënie seksuale që në moshën 13- vjeçare ajo tha: Thjesht mendova se ishte një mënyrë për t’i bërë njerëzit të më pëlqenin, sepse isha mjaft e pasigurt për mënyrën se si dukesha dhe mënyrën se si isha sepse gjendja ime familjare ishte mjaft e keqe. Gjithmonë më nënçmonin dhe më thoshin se isha e pavlerë. Thjesht doja të ndihesha pak më e vlerësuar dhe mënyra se si u ndjeva për ta arritur këtë ishte të bëja seks me njerëz.

Në lidhje me momentin e lindjes së foshnjës ajo tha: Ai nuk qante apo bënte zhurmë dhe sytë nuk ishin të hapur.Fillova të frikësohesha sepse ai nuk po qante apo nuk po bënte zhurmë. Gjithçka ndodhi kaq shpejt, nuk mbaj mend shumë për të. Thjesht mbaj mend që ai goditi kokën. Kordoni ishte rreth fytit të tij.

Zoti Richmond pyeti: Foshnja kishte fraktura të kafkës. A ia keni bërë qëllimisht?

E pyetur për vendosjen e  pambukut në gojën e Stanley-t, ajo u përgjigj: Më dukej sikur kishte gjëra që dilnin nga goja e tij. Kur më morën në pyetje, thashë dy, sepse vetëm kaq mbaj mend të bëja.

E pyetur se si ndihej për krimin, Mayo tha: Më bën të ndihem vërtet e tmerrshme, sepse nuk doja ta lëndoja.

Paris Mayo, sot 19-vjeçe, ishte 15 vjeç në kohën kur vrau foshnjen e saj, Stanley Mayo menjëherë pas lindjes në shtëpinë e prindërve të saj në Ross-on-Wye, Herefordshire. Pas lindjes, Mayo sulmoi foshnjën, duke i thyer pjesën e sipërme të majtë dhe të djathtë të kafkës dhe duke i shkaktuar një lëndim të rëndë të trurit. Pasi kuptoi se foshnja ishte ende e gjallë ajo përdori copa pambuku për t’i mbyllur rrugët e frymëmarrjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat