Kremlini: Pozicioni i Putinit nuk ‘tronditet’ nga rebelimi i Wagnerit

Bota

Kremlini: Pozicioni i Putinit nuk ‘tronditet’ nga rebelimi i Wagnerit

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 16:23
Vladimir Putin

Kremlini tha të martën se nuk ishte dakord me atë që e quajti mendimin e “pseudo specialistëve” se një kryengritje e armatosur e ndërprerë nga mercenarët Wagner në fundjavë kishte tronditur pozicionin e Presidentit Vladimir Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se rebelimi kishte treguar se sa e konsoliduar ishte shoqëria ruse rreth Putinit, shkruan Reuters.

“Niveli i konsolidimit publik…rreth presidentit është shumë i lartë. Këto ngjarje treguan se sa e konsoliduar është shoqëria rreth presidentit”, theksoi ai.

I pyetur nëse pozicioni i liderit rus ishte “tronditur” nga ngjarjet dramatike, Peskov u shpreh:

“Ne nuk jemi dakord. Tani ka shumë histeri ultra-emocionale midis specialistëve, pseudo-specialistëve, politologëve dhe pseudo-politikanëve. Ajo gjithashtu po vërshon nëpër disa media të reja histerike, dhe në internet e kështu me radhë. nuk ka lidhje me realitetin”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat