Situatë alarmante në Arizona, mbi 1 mijë të evakuuar si pasojë e zjarreve

Bota

Situatë alarmante në Arizona, mbi 1 mijë të evakuuar si pasojë e zjarreve

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 12:24
Arizona

Një situatë alarmantë është regjistruar në Arizona si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë vendin.

Nga raportimet e para mësohet se zjarret kanë përfshirë një zonë të madhe pyjore, duke rrezikuar dhe disa banesa.

Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë dhe mbi 1.100 persona janë evakuuar nga zonat e rrezikuara, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen qindra zjarrfikës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuara dhe nga era dhe për këtë arsye është kërkuar dhe ndërhyrja nga ajri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat