Forcat ruse sulmojnë një shkollë në Donetsk, dy të vrarë dhe 6 të plagosur

Bota

Forcat ruse sulmojnë një shkollë në Donetsk, dy të vrarë dhe 6 të plagosur

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 19:14
Ukrainë

Një sulm i forcave ruse në një shkollë në Donetsk ka lënë të vrarë dy anëtarë të stafit dhe 6 të tjerë mbetën të plagosur.

Lajmi u konfirmua nga zyra e prokurorit të rajonit, e cila përmes një deklarate theksoi se:“Okupatorët sulmuan një shkollë në rrethin Pokrovsky – një hetim është nisur për vdekjen e dy dhe plagosjen e gjashtë punonjësve.”

Një mësues 56-vjeçar i shkollës fillore dhe një kryellogaritar 44-vjeçar u vranë, sqaron zyra e prokurorit të Donetsk.

Një pjesë e objektit të shkollës u shkatërrua, klasa, zyra dhe ambiente të tjera u thyen, mobiljet dhe mjetet shkollore u thyen”, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat