Luftime të ashpra në lindje të Ukrainës

Bota

Luftime të ashpra në lindje të Ukrainës

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 16:49
Ukrainë

Ukraina njoftoi sot se forcat e saj, gjatë javës së shkuar, kanë çliruar një territor prej 37 kilometrash katrorë në lindje dhe jug të vendit. Zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar tha përmes një postimi në rrjetin Telegram se në lindje të vendit, trupat ukrainase kanë përparuar, në qytetin e Bakhmutit, ndërsa Rusia ka vazhduar sulmet në qytetet e Limanit, Advivkas dhe Marinkas.

Ajo tha se në këto zona po kryhen luftime të ashpra.

Zëvendësministrja Maliar bëri të ditur se njësitë ushtarake ukrainase po kryenin sulme në zonat e Melitopolit dhe Berdunaskut, në rajonin e Zaporizhas.

Që prej fillimit të qershorit Kievi ka nisur kundërofensivën ndaj trupave ruse për të çliruar territoret e pushtuara nga Rusia që pas nisjes së agresionit në shkurt të vitit 2022.

Krimet e agresionit

Të hënën në Hagë, të Holandës nisi punën një qendër ndërkombëtare e cila do të përqëndrohet tek hetimi dhe mbledhja e të dhënave për krime agresioni të Rusisë ndaj Ukrainës.

Qendra Ndërkombëtare për Hetime ndaj Krimit të Agresionit do të ushtrojë veprimtarinë e saj krah Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC). Kjo e fundit mund të hetojë krime lufte, krime kundër njerëzimita, apo gjenocid, por nuk ka mandat për të hetuar krime agresioni, që përkufizohet si ndërmarrja e një agresioni në shkallë të gjerë, ndaj një vendi sovran, duke angazhuar forcat armatosura.

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha muajin e shkuar se kjo qendër ndërkombëtare do të luajë një rol kritik në kuadër të hetimeve për krimet tronditëse që janë kryer në Ukrainë.

Qendra Ndërkombëtare për Hetime ndaj Krimit të Agresionit mes të tjerash pritet të hetojë rolin e zyrtarëve rusë gjatë luftës në Ukrainë.

Deri më tani Moska ka mohuar kryerjen e sulmeve ndaj civilëve, apo krimet e luftës./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat