Prigozhin thyen heshtjen, publikohet audio incizimi i ri i kreut të grupit mercenar rus Wagner

Bota

Prigozhin thyen heshtjen, publikohet audio incizimi i ri i kreut të grupit mercenar rus Wagner

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 19:28
Prigozhin

Është publikuar një audio incizim në të cilin kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, pretendon se “marshimi i tij i drejtësisë” ishte i drejtuar kundër tradhtarëve dhe se ai pret “fitore të reja në front”.

Audio incizimi u publikua nga kanali Grey Zone nw Telegram, i cili sipas mediave ruse, është i lidhur ngushtë me Wagner Group.

“Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për mbështetjen tuaj. Faleminderit për këtë. Unë dua që ju të kuptoni se Marshi ynë i Drejtësisë kishte për qëllim luftimin e tradhtarëve dhe mobilizimin e shoqërisë sonë. Dhe mendoj se kemi arritur shumë”, tha Prigozhin.

“Në të ardhmen e afërt, jam i sigurt se do të shihni fitoret tona të reja në front. Faleminderit djema”, tha kreu i grupit mercenar rus.

Megjithatë, nuk është e qartë se kujt i referohet saktësisht fitoreve.

Nuk dihet gjithashtu se kur është regjistruar audio incizimi, kurse deklarata e tij e fundit është publikuar më 26 qershor.

Pasi i dha fund rebelimit kundër autoriteteve ruse, ai tha se Wagner rezultoi të ishte formacioni më efektiv luftarak në Rusi.

Prigozhin u pa për herë të fundit publikisht në një automjet në Rostov më 24 qershor, ndërsa rebelimi vazhdonte ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat