Ukraina duhet të bëhet “baza e mburojës ajrore evropiane”, thotë Zelensky

Bota

Ukraina duhet të bëhet “baza e mburojës ajrore evropiane”, thotë Zelensky

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 00:32
Volodymyr Zelensky

Ukraina duhet të bëhet “baza e një mburoje ajrore evropiane”, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

Në fjalimin e tij të natës, Zelensky iu referua një sulmi me dronë rusë në qytetin verior Sumy, ku mbetën të paktën dy të vrarë dhe 19 të plagosur.

“Fatkeqësisht, vendi ynë nuk ka ende një numër të mjaftueshëm sistemesh të mbrojtjes ajrore me cilësi të lartë për të mbrojtur të gjithë territorin tonë dhe për të rrëzuar të gjitha objektivat e armikut”, tha Zelensky.

“Ne do të bëjmë gjithçka të mundshme dhe të pamundur për ta bërë mbrojtjen tonë ajrore më të fortë”.

Ukraina, shtoi ai, duhet të mbrojë territorin e saj dhe “në të ardhmen të bëhet baza e një mburoje ajrore evropiane”.

Kjo është diçka që është “absolutisht e nevojshme dhe absolutisht e mundur”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat