Dronët rusë vrasin dy ukrainas, Zelenskiy bën thirrje për mbrojtje më të mirë ajrore

Bota

Dronët rusë vrasin dy ukrainas, Zelenskiy bën thirrje për mbrojtje më të mirë ajrore

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 00:43
Ukrianë

Një sulm rus me dron vrau të paktën dy persona dhe plagosi 19 të tjerë në qytetin verior të Ukrainës, Sumy, të hënën, duke bërë që Presidenti Volodymyr Zelenskiy të bëjë thirrje për një përmirësim të madh të mbrojtjes kundërajrore.

Një ndërtesë zyrtare dhe dy ndërtesa banimi u dëmtuan nga një sulm me katër dronë, tha administrata rajonale e qytetit Sumy në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Imazhet e postuara nga shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës tregojnë ndërtesa të shkatërruara, ndërsa punonjësit e shpëtimit luftonin me zjarret.

“Fatkeqësisht, vendi ynë ende nuk ka një numër të mjaftueshëm të sistemeve të mbrojtjes ajrore të cilësisë së lartë për të mbrojtur të gjithë territorin tonë dhe për të rrëzuar të gjithë objektivat e armikut”, tha zoti Zelenskiy në fjalimin e tij të mbrëmjes. “Ne do të bëjmë gjithçka për ta bërë mbrojtjen tonë ajrore më të fortë”.

Ukraina, tha ai, duhet ta mbrojë territorin e saj dhe “në të ardhmen të bëhet baza e një mburoje ajrore evropiane. Kjo është absolutisht e nevojshme dhe absolutisht e mundur”.

Ai tha se mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar më shumë se 3,000 objektiva të llojeve të ndryshme gjatë 16 muajve të luftës.

Ushtria e Kievit njoftoi më herët të hënën se kishte rrëzuar 13 nga 17 dronët Shahed të prodhuar nga Irani të lëshuar nga Moska gjatë natës në sulme të veçanta në disa pjesë të vendit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat