Tjetër kufizim për gratë në Afganistan, talebanët: Të mbyllen sallonet e bukurisë

Bota

Tjetër kufizim për gratë në Afganistan, talebanët: Të mbyllen sallonet e bukurisë

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 15:50
Talebanët

Talebanët kanë urdhëruar një tjetër kufizim për gratë në Afganistan. Ata kanë urdhëruar që sallonet për flokët dhe bukurinë të mbyllen menjëherë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Virtytit tha se këto sallone kishin një muaj kohe për t’u mbyllur duke nisur nga dy korriku.

Liritë e grave janë tkurrur në mënyrë të vazhdueshme në Afganistan, që kur talebanët morën pushtetin në vitin 2021. Ata i kanë ndaluar vajzat dhe gratë adoleshente të hyjnë në shkolla, palestra dhe parqe, dhe së fundmi madje i kanë ndaluar të punojnë për Kombet e Bashkuara.

Gjithashtu gratë janë të detyruara të vishen në një mënyrë që të zbulojnë vetëm sytë e tyre dhe duhet të shoqërohen nga një i afërm mashkull nëse udhëtojnë më shumë se 72 km.

Një grua afgane i tha BBC ne kushte anonimati: Duket se talebanët nuk do të kenë ndonjë plan politik përveç fokusimit në trupat e grave. Ata po përpiqen të eliminojnë gratë në çdo nivel të jetës publike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat