Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Rusi

Bota

Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Rusi

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 16:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Një përgjues ushtarak rus, MIG-31 u rrëzua gjatë fluturimit stërvitor mbi gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë.

Kështu ka njoftuar marina ruse e Paqësorit, e cila nuk ka dhënë shumë detaje rreth ngjarjes.

Aktualisht ekipet e shpëtimit janë në kërkim të ekuipazhit, raporton skynews.

Aeroplani nuk bartte municion, njoftoi agjencia ruse e lajmeve.

Theksojmë se rusët kanë një ndër flotat ajrore më të vjetra dhe shpeshherë janë cak i aksidenteve.

Ndryshe, Rusia tashmë ka humbur një numër të madh të aeroplanëve gjatë pushtimit të shtetit ukrainas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat