Pas tragjedisë me nëndetësen “Titan” kompania merr vendimin drastik

Bota

Pas tragjedisë me nëndetësen “Titan” kompania merr vendimin drastik

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 19:56
Nëndetësja “Titan”

OceanGate ka njoftuar se po pezullon të gjitha operacionet e eksplorimit dhe komerciale pas vdekjes së pesë turistëve muajin e kaluar, mes tyre dhe CEO i kompanisë.

“OceanGate ka pezulluar të gjitha operacionet e kërkimit dhe komercialit”, thuhet në krye të faqes zyrtare të kompanisë.

Javën e kaluar, faqja e internetit e OceanGate përfshinte ende faqe që reklamonin udhëtime drejt Titanikut – javë pasi pesë persona, përfshirë CEO të kompanisë, u vranë në një nga eksplorimet.

Një faqe e titulluar ‘Titan Expedition – Explore the Titanic’ ishte ende e disponueshme në internet, e cila ofronte një mundësi për të parë rrënojat e anijes legjendare të mbytur “Titanik”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat