Kremlini: Shumë shpejt do të ketë një takim mes Putin dhe Erdogan

Bota

Kremlini: Shumë shpejt do të ketë një takim mes Putin dhe Erdogan

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 22:27
Dmitry Peskov.

Qeveria ruse po shqyrton një takim midis presidentit Vladimir Putin dhe homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan, por ende nuk është caktuar një datë konkrete. 

"Moska nuk e ka përjashtuar një takim të mundshëm. Ka javë që spekulohet për një takim të tillë", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka planifikuar të takohet me Erdoganin të premten, shkruajnë  mediat e huaja.  

Peskov theksoi se Moska dhe Ankaraja kanë ruajtur marrëdhëniet e tyre të një partneriteti konstruktiv dhe Rusia e vlerësoi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat