Rriten shqetësimet për dërgimin e bombave thërrmuese të SHBA-së në Ukrainë

Bota

Rriten shqetësimet për dërgimin e bombave thërrmuese të SHBA-së në Ukrainë

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Disa aleatë të SHBA-së kanë shprehur shqetësim për vendimin e Uashingtonit për të furnizuar Ukrainën me bomba thërrmuese.

Të premten, SHBA-ja e konfirmoi se po dërgonte armët e diskutueshme në Ukrainë, me presidentin Joe Biden që e quajti atë një “vendim shumë të vështirë”.

Si përgjigje, Britania e Madhe, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Spanja thanë se ishin kundër përdorimit të armëve.

Bombat thërrmuese janë ndaluar nga më shumë se 100 vende për shkak të rrezikut që ato paraqesin për civilët.

Ata zakonisht lëshojnë shumë bomba më të vogla që mund të vrasin pa dallim në një zonë të gjerë.

Municionet kanë shkaktuar po ashtu polemika mbi shkallën e dështimit të tyre. Bombat e pashpërthyera mund të qëndrojnë në tokë për vite dhe më pas të shpërthejnë pa dallim.

Biden i tha CNN në një intervistë të premten se ai kishte folur me aleatët për vendimin, i cili ishte pjesë e një pakete ndihme ushtarake me vlerë 800 milionë dollarë.

Presidenti tha se atij iu desh “një kohë për t’u bindur për ta bërë këtë”, por ai kishte vepruar sepse “ukrainasve po u mbarojnë municionet”.

Vendimi u kritikua shpejt nga grupet e të drejtave të njeriut, me Amnesty International duke thënë se municionet thërrmuese përbëjnë “një kërcënim të madh për jetën e civilëve, edhe shumë kohë pasi konflikti të ketë përfunduar”, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat