Komandantët ukrainas që u kapën nga Rusia zotohen të kthehen në fushën e betejës

Bota

Komandantët ukrainas që u kapën nga Rusia zotohen të kthehen në fushën e betejës

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Komandantët ukrainas që u kapën nga Rusia pasi drejtuan mbrojtjen e Mariupolit nga uzina e çelikut Azovstal janë zotuar të kthehen në fushën e betejës.

Komandantët njoftuan synimet e tyre në një konferencë shtypi të mbajtur menjëherë pas mbërritjes në Lviv, Ukrainë, me presidentin Volodymyr Zelensky të shtunën.

Ata kishin qenë më parë në Turqi si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve.

Pas një rrethimi të gjatë, qyteti port ukrainas i Mariupolit ka rënë nën kontrollin e plotë rus në vitin 2022 me dorëzimin e Azovstal, fortifikatës së fundit mbrojtëse të qytetit të Ukrainës. Ushtria ruse ka pretenduar se mbi 2000 pjesëtarë të shërbimit ukrainas janë dorëzuar atje.

Në një konferencë për shtyp, disa nga luftëtarët folën për përvojat e tyre në Turqi dhe ndanë pritshmëritë e tyre për të ardhmen.

Komandanti i regjimentit Azov, Denys Prokopenko tha se gjëja më e rëndësishme për sot është se ushtria ukrainase ka kapur iniciativën strategjike në vijën e frontit dhe po ecën përpara çdo ditë.

Prokopenko tha se kthimi në vijën e parë ishte arsyeja pse ai dhe të tjerët ishin kthyer në Ukrainë.

Pamjet treguan turma të mëdha që u mblodhën në Lviv për të përshëndetur udhëheqësit.

Zëvendës komandanti i Azov, Svyatoslav Palamar përshkroi përvojën e tij në Turqi, duke përdorur një poezi të shkrimtares së famshme ukrainase, Lesya Ukrainka.

"Ne jemi paraplegjikë me sy që shkëlqejnë, me një shpirt të fortë dhe një vullnet të dobët. Krahët e shqiponjës po rriten pas shpine, por ne ishim të prangosur në tokën turke", tha ai, duke shtuar se Zelensky dhe ekipi i tij gjetën çelësin "për të hequr prangat e tyre."

"Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë. Ne jemi ushtarë. Ne u betuam", shtoi Palamar.

Zelensky falënderoi ekipin e tij dhe në veçanti Presidentin Erdogan për ndihmën për të sjellë udhëheqësit e Azovstal në shtëpi, shkruan CNN, përcjell KosovaPress

Presidenti ukrainas njoftoi gjithashtu emërimin e Oleksandr Pivnenko si komandant të ri të Gardës Kombëtare.

Zelensky e përshkroi atë si "një ushtar të fuqishëm...dhe oficer luftarak që u dallua në betejat kundër pushtuesve rusë, në veçanti, në betejat për Bakhmut" në fjalimin e tij drejtuar Gardës Kombëtare të Ukrainës më vonë të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat