Kreu i NATO-s iu përgjigj Zelenskyt: Procesi i anëtarësimit nuk ka afat kohor

Bota

Kreu i NATO-s iu përgjigj Zelenskyt: Procesi i anëtarësimit nuk ka afat kohor

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 18:51
Foto nga takimi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i është përgjigjur sot presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt në një konferencë për shtyp në Vilnius.

Lideri ukrainas në prag të arritjes në samitin e NATO-s, me zemërim komentoi faktin se Ukrainës nuk iu dha një afat kohor për anëtarësimin në aleancën më të fuqishme ushtarake në botë.

“NATO po i ofron Ukrainës një paketë të rëndësishme që përfshin shumë elementë të ndryshëm që do ta ndihmojnë atë vend të fillojë procesin e anëtarësimit në NATO. Kjo është një mbështetje shumë praktike”, tha Stoltenberg, raporton skynews.

“NATO nuk i ka dërguar kurrë një sinjal më të fortë Ukrainës, si politikisht ashtu edhe në nivelin e ndihmës praktike dhe konkrete”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

“Nëse shikoni të gjitha proceset e mëparshme të anëtarësimit në NATO, ato nuk bazoheshin në afate kohore, por në përmbushjen e kushteve”, tha norvegjezi.

Kujtojmë se Zelensky deklaroi sot se është absurde nëse Ukrainës nuk i ofrohet anëtarësimi në NATO në samitin që po mbahet në kryeqytetin e Lituanisë.

Ndryshe, shefi i aleancës ushtarake tha gjithashtu se mezi pret ta mirëpresë si anëtare të re Suedinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat