Shoigu: Dorëzimi i municioneve thërrmuese në Kiev do të zgjasë konfliktin në Ukrainë

Bota

Shoigu: Dorëzimi i municioneve thërrmuese në Kiev do të zgjasë konfliktin në Ukrainë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 20:44
Sergej Shoigu

“Furnizimi me municione thërrmuese nga amerikanët në Kiev do të zgjasë konfliktin në Ukrainë”.

Kështu u tha gazetarëve të martën ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shoigu, shkruan Tass.

“E gjithë bota e ka parë tashmë që Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar transferimin e municioneve thërrmuese. Ata e justifikojnë këtë në mënyra të ndryshme. Ata thonë se duke pasur parasysh faktin se municionet konvencionale të kalibrit 155 në fakt kanë mbaruar, kështu që tani, deri fillon prodhimi i tyre, vendosën ta mbulojnë me këto municione thërrmuese. Kjo sigurisht që do të ndikojë në zgjatjen e konfliktit”, tha ministri.

“As ne, as amerikanët dhe as Kievi nuk i janë bashkuar Konventës për Municionet Thërrmuese. Megjithatë, duke kuptuar kërcënimin që një municion i tillë paraqet për popullatën civile, Rusia është përmbajtur nga përdorimi i tyre në operacionin special,” shtoi Shoigu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat