“Çdo ditë i njëjti fjalim i Putinit”, kështu po torturohet kritiku i Kremlinit

Bota

“Çdo ditë i njëjti fjalim i Putinit”, kështu po torturohet kritiku i Kremlinit

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 22:33
Alexei Navalny

Lideri i burgosur i opozitës ruse tha se gardianët po ia transmetojnë çdo ditë një fjalim të njëjtë të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Alexei Navalny aktualisht ndodhet në një burg të sigurisë maksimale më shumë se 160 kilometra larg Moskës duke vuajtur një dënim 11-vjeçar për akuza të ndryshme.

Ai pohoi se punonjësit e burgut i kanë luajtur të njëjtin fjalim për 100 ditë me radhë, raporton metro.co.uk.

‘A jeni të çmendur? A nuk mund të paktën të mbani fjalime të ndryshme? Putin sigurisht që ka bërë shumë prej tyre”, deklaroi ai.

Por, përgjigja e oficerit të burgut ishte se ishte “një aktivitet që ndërton moralin”.

Navalny së fundmi zbuloi se po përballet me akuzat për terrorizëm, të cilat mbartin një dënim të përjetshëm prej 30 vjetësh.

Ai është një kritik i hapur i Putinit dhe e ka quajtur pushtimin e Ukrainës ‘marrëzi’, duke pretenduar se është ‘i ndërtuar mbi gënjeshtra’.

Navalny u arrestua në janar të vitit 2021 pasi u kthye në Rusi nga Gjermania, ku po shërohej nga helmimi me një agjent nervor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat