Erdogan takohet me Bidenin: Po fillon një proces i ri i marrëdhënieve mes dyja vendeve

Bota

Erdogan takohet me Bidenin: Po fillon një proces i ri i marrëdhënieve mes dyja vendeve

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 23:28
Foto nga takimi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë takimit me homologun amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se po “fillon një proces i ri” mes dyja vendeve.

Presidenti turk u takua me presidentin amerikan në margjinat e samitit të NATO-s në kryeqytetin lituanez Vilnius.

Erdogan tha se takimet e mëparshme me Biden ishin “seanca nxehje”, duke shtuar se “tani po fillojmë një proces të ri”.

Lideri turk po ashtu tha se beson se është koha për konsultime në nivel të krerëve të shteteve me SHBA-në si pjesë e mekanizmit strategjik, raporton skynews.

“Këtë takim e konsideroj si hapin e parë drejt kësaj”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat