Deputetja britanike, Kearns: Britania duhet t’i suspendojë licencën e armëve Serbisë

Bota

Deputetja britanike, Kearns: Britania duhet t’i suspendojë licencën e armëve Serbisë

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka reaguar pas lajmeve se Serbia po furnizon me armë Rusinë.

Firma shtetërore serbe e armëve, Yugoimport dyshohet se ka dërguar municion belg në Rusi, duke e ndihmuar Kremlinin t’i shmang sanksionet e vendeve perëndimore.

Pas raportimit, autoritetet belge kanë vendosur të pezullojnë licencat për Serbinë.

“Mbretëria e Bashkuar duhet gjithashtu të pezullojë licencat e armëve për Serbinë duke përdorur frenën që kemi ndërtuar në eksportet e mbrojtjes për të lejuar një hetim të menjëhershëm të pajisjeve britanike”, deklaroi ajo.

Ajo kujton se këtë thirrje të ngjashme e ka bërë disa muaj më parë pas “shqetësimeve rreth keqpërdorimit të mundshëm të eksporteve të mbrojtjes”, tha kryetarja e Komisionit për politikë të Jashtme të parlamentit britanik.

Ndryshe, Kearns disa herë ka dënuar politikat e shtetit serb në raport me pushtimin rus në Ukrainë. 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat