LIVE: Putin i ‘tregon muskujt’ Europës, vjen paralajmërimi i fuqishëm – zbulon ‘cakun’ kryesor të Rusisë!

Bota

LIVE: Putin i ‘tregon muskujt’ Europës, vjen paralajmërimi i fuqishëm – zbulon ‘cakun’ kryesor të Rusisë!

Nga: Bota sot Më: 13 korrik 2023 Në ora: 06:11 Përditësuar në ora: 19:56 më 13.07.2023
Vladimir Putin

Putin: Tanket e huaja janë ‘caku kryesor’ i forcave ruse në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha më 13 korrik se furnizimet perëndimore me armë në Ukrainë nuk do të ndryshojnë asgjë në fushëbetejë, por vetëm do ta përshkallëzojnë më tej konfliktin. Ai shtoi se tanket e prodhimit të huaj janë një “caku kryesor” për ushtrinë e Moskës.

Putin, në komentet e dhëna për televizionin shtetëror pas një samiti të NATO-s në të cilin Ukraina mori një premtim për anëtarësim në të ardhmen, gjithashtu ritheksoi qëndrimin se anëtarësimi i NATO-s do ta kërcënonte sigurinë e vetë Rusisë dhe do t’i përshkallëzonte më tej tensionet globale.

“Furnizimi me armë të reja vetëm do të përkeqësojë situatën... dhe do të nxisë më tej konfliktin”, tha Putin.

I pyetur për vendimin e Francës për ta furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të gjatë të cilat mund të udhëtojnë 250 kilometra, Putin tha se “po, ato shkaktojnë dëme. Por, asgjë kritike nuk ndodh në zonën e luftës përmes përdorimit të tyre".

Putin shtoi se tanket e prodhimit të huaj ishin “një cak kryesor për djemtë tanë”.

Vendet perëndimore e kanë furnizuar Ukrainën me armë në vlerë prej miliarda dollarësh që kur forcat ruse pushtuan vendin më 24 shkurt 2022, në atë që Putin e quan një “operacion ushtarak special” për “denazifikimin” e vendit.

Në një samit në kryeqytetin lituanez, Vilnius, këtë javë, udhëheqësit e NATO-s ranë dakord që Ukraina do të mund t'i bashkohet aleancës ushtarake në të ardhmen, por nuk i ofruan Kievit një ftesë të menjëhershme.

Vendet e G7-tës zbuluan gjithashtu një kornizë ndërkombëtare për sigurinë afatgjatë të Ukrainës për të rritur mbrojtjen e saj kundër Rusisë dhe për ta penguar Moskën nga agresioni i ardhshëm.

Në përgjigjen e tij të parë publike ndaj këtyre veprimeve, Putin përsëriti kundërshtimin e fortë të Moskës ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO, duke thënë se kjo do t’i kërcënonte interesat strategjike të Rusisë.

Kjo nuk do ta rrisë sigurinë e vetë Ukrainës. Dhe, në përgjithësi, do ta bëjë botën shumë më të cenueshme”, tha ai.

“Çdo vend ka të drejtë ta përmirësojë sigurinë e tij”, shtoi Puti. “Por jo në kurriz të një vendi tjetër”.

Ai gjithashtu tha se Rusia do të tërhiqej nga marrëveshja që lejon eksportin e grurit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi nëse nuk plotësohen kërkesat e saj, duke rikonfirmuar qëndrimin e ashpër të Moskës përpara skadimit të marrëveshjes më 17 korrik./REL

Rusia mund të tërhiqet nga marrëveshja e grurit në Detin e Zi, thotë Putin

Vladimir Putin thotë se Rusia mund të tërhiqet nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi derisa palët e tjera të përmbushin premtimet e tyre.

Marrëveshja, e cila lejon eksportin e sigurt të grurit dhe plehrave ukrainase nga portet e Detit të Zi, do të përfundojë të hënën e ardhshme.

Moska ka kërcënuar vazhdimisht se do të bllokojë zgjatjen e saj, duke pretenduar se aspekte të zbatimit të saj po ndikojnë në eksportet e vetë Rusisë.

Duke folur në televizionin shtetëror, presidenti rus tha se ishte në kontakt me Kombet e Bashkuara për këtë çështje, por se ai nuk kishte parë një mesazh drejtuar atij nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së që sugjeronte një kompromis për të shpëtuar marrëveshjen.

Gjenerali rus thotë se u shkarkua pasi akuzoi Mistrinë e Mbrojtjes për tradhti

Një komandant i lartë rus, Ivan Popov, thotë se u shkarkua nga posti i tij pas mosmarrëveshjeve me oficerët e lartë të ushtrisë ruse lidhur me situatën në Ukrainë. Një mospajtim i tillë publik brenda ushtrisë ruse është i pazakontë, pas pak më shumë se 500 ditë lufte në Ukrainë.

Ankesat e gjeneralmajorit Popov, të cilat u publikuan nga një ligjvënës i njohur rus më 12 korrik, sugjerojnë se po vazhdojnë mospajtimet edhe pas rebelimit të muajit të kaluar nga forcat mercenare Wagner dhe udhëheqësit të tyre, Yevgeny Prigozhinit.

Rebelimi, në të cilin rreth 5.000 ushtarë të Wagner-it u nisën drejt Moskës, zgjati rreth 24 orë. Por, ky rebelim u cilësua si sfida më e madhe për 23 vitet e Vladimir Putinit si figurë kyçe e Rusisë dhe shumë vëzhgues kanë parashikuar se Kremlini mund t’i largojë komandantët ushtarakë ose figurat politike nga postet e tyre shkaku i këtij incidenti.

Një oficer i njohur i ushtrisë, gjenerali Sergei Surovikin, i cili shërbeu për një kohë të shkurtër si komandant i përgjithshëm për luftën në Ukrainë dhe besohet të jetë një aleat i ngushtë i Prigozhinit, nuk është parë që nga rebelimi i 24 qershorit.

Kievi në pritje të armëve, ushtarët ukrainas mirëpresin pajisjen me bomba thërrmuese

Ndërsa kundërofensiva ukrainase vazhdon, trupat e Kievit po përdorin gjithnjë e më shumë armë perëndimore, edhe pse shumica e luftimeve kryhet me pajisje të epokës sovjetike. Premtimi i NATO-s për më shumë armë është mirëpritur, por trupat në vijën e frontit i kërkojnë ato tani.

“Mendoj se vendet që na dhanë armatimet e kanë parë që ne kemi mësuar t’i përdorim ato, në përputhje me stërvitjen tonë në terren. Rrjedhimisht, ato do të na ndihmonin shumë dhe ne do ndihmonim njëri-tjetrin”, thotë Volodymir, ushtar ukrainas.

Vendimi i fundit i Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë bomba thërrmuese Ukrainës u kundërshtua nga disa aleatë, por oficerët ukrainas thonë se ato janë jetike për kundërofensivën.

“Mendoj se është e drejtë që të përdorim të gjitha llojet e armëve për t’u mbrojtur. Ne nuk po luftojmë në territorin e tyre, por po mbrojmë territorin tonë, të cilin duam ta çlirojmë. Ne duam ta dëbojmë të keqen dhe t’i lëmë ata të bëjnë ç’të duan në tokën e tyre”, shprehet Igor, oficer ukrainas.

Analistët thonë se impakti real i armatimeve perëndimore nuk do të shihet derisa Ukraina të angazhojë pjesën dërrmuese të rezervistëve.

Putin: Anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO do të krijojë tensione të mëtejshme

Vladimir Putin ka thënë se mundësia e anëtarësimit të Ukrainës në NATO do të krijojë tensione të mëtejshme në skenën botërore.

Presidenti rus shtoi se ai nuk ishte “kundër garancive të sigurisë” për Kievin, por se ai nuk do t’i pranonte ato “në çmimin e sigurisë së Rusisë”.

Ai vazhdoi duke thënë se ofrimi i armëve të reja për Ukrainën do të “përshkallëzonte më tej” konfliktin dhe “thjesht do të përkeqësonte situatën”.

Më parë, Putin kishte zgjedhur të mos përmendte samitin e NATO-s në një fjalim në një forum teknologjik.

Lufta Rusi-NATO një hap larg, zbardhen çështjet e “nxehta” që do ta bënin realitet skenarin e frikshëm

Kur Rusia pushtoi Ukrainën, ajo vuri në dukje nevojën për të penguar zgjerimin e NATO-s përgjatë kufirit të saj lindor. Pak më shumë se 500 ditë më vonë, ka ndodhur pikërisht e kundërta. Finlanda iu bashkua aleancës në prill dhe tani është hapur një vend edhe për Suedinë. Po ashtu në Vilnius është folur gjerë e gjatë për një “rrugë afatgjatë” për të pranuar Ukrainën në aleancë. Kjo ka qenë prej kohësh një vijë e kuqe për Vladimir Putin. Kalimi i saj, sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov, do të sillte "pasoja shumë, shumë negative". Skenari i një përballjeje në shkallë të plotë midis Rusisë dhe NATO-s është edhe një herë duke u menduar seriozisht. Por çfarë saktësisht mund ta nxisë atë dhe si do të dukej një konflikt sot?

Shkaqet e konfliktit

Një sërë zhvillimesh të fundit po rrisin “temperaturën” në Ukrainë. Thirrja e presidentit amerikan Joe Biden për të dërguar municione thërrmuese ka shkaktuar polemika. Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev akuzoi presidentin amerikan për "provokimin e armagedonit bërthamor" me këtë veprim. Situata e vazhdueshme në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia është gjithashtu një burim i madh rreziku. Ekspertët, megjithatë, janë më të shqetësuar për skenarë të tjerë. Dr Patrick Bury është një pedagog i lartë për sigurinë në Universitetin e Bath, i specializuar në luftë dhe kundër terrorizmit. Ai tha për Express UK: “Baltiku dhe Polonia, të gjitha shtetet anëtare të NATO-s, janë potencialisht të shqetësuar për inkursionet nga Grupi Wagner në Bjellorusi”. Një tjetër vijë e kuqe është Krimea, sidomos nëse Ukraina vendos të rimarrë territoret. Mathieu Boulegue, këshilltar në programin e Chatham House për Rusinë dhe Eurazinë, nga ana tjetër, beson se ndonjë incident mes dy palëve, ose llogaritje e gabuar mund ta nxirrte situatën jashtë kontrollit, për shembull një përplasje e një luftanijeje të NATO-s dhe një avioni rus.

“Sheshet e luftës”

Ka disa zona dhe territore ku mund të niste përplasja, sipas James Black, ndihmësdrejtor i Mbrojtjes dhe Sigurisë, në RAND Europe. Pikat e mundshme të përshkallëzimit shtrihen nga Deti i Zik deri në Arktik. Për shembull, i vendosur mes dy vendeve anëtare të NATO-s, Polonisë dhe Lituanisë, dhe Balltikut, Kaliningrad është rajoni më perëndimor dhe gjeografikisht më i cenueshëm i Rusisë, rajoni më i militarizuar në Evropë. Frika e përshkallëzimit është shumë e lartë edhe për hendekun Suwalki, zona që rrethon shtrirjen 65 milje të kufirit polako-litanian që ndan Kaliningradin nga Bjellorusia miqësore ndaj Moskës. Planifikuesit ushtarakë perëndimorë besojnë se forcat e Putinit mund të aneksojnë lehtësisht shtetet baltike nëse do të ishin në gjendje të pushtonin këtë zonë dhe t'i shkëputnin ato nga përforcimet e NATO-s.

“Shënjestra” e parë

Black paralajmëroi se përplasja në shtetet baltike mund të shndërrohet me shpejtësi në një konflikt më të gjerë duke përfshirë të gjithë Evropën, ujërat e Arktikut, Mesdheut dhe Atlantikut të Veriut, si dhe hapësirën e jashtme dhe hapësirën kibernetike. Mbretëria e Bashkuar mund të vihet vetë nën kërcënimin e drejtpërdrejtë të sulmit në fillim të çdo lufte NATO-Rusi, për shkak edhe të dërgesave të shumta të armëve. Sergey Markov, një ish-këshilltar i presidentit rus, ka paralajmëruar se Vladimir Putin do të ishte gati të përdorte armë bërthamore kundër vendeve perëndimore, sigurisht përfshirë edhe Britaninë e Madhe.

Gara për fitore

Black tha se Rusia do të kishte avantazhin e nisjes së një ofensive fillestare kundër NATO-s sipas kushteve të saj. Megjithatë, NATO ka forca superiore si në cilësi ashtu edhe në shkallë pasi të jetë mobilizuar në përgjigje të një sulmi. Dr Bury është edhe më optimist për shanset e Perëndimit për të fituar. Ai beson se forcat e NATO-s do t'i "përtypnin dhe t'i pështynin" ato ruse, kryesisht falë inteligjencës më të mirë, shënjestrimit dhe fuqisë ajrore. Sipas tij, shumëçka varet nga mësimet që nxjerr Kremlini nga pushtimi i tij i dështuar dhe sa shpejt mund të riarmatoset Rusia duke pasur parasysh ndikimin e vazhdueshëm të sanksioneve ekonomike.

Prigozhin me tumor në stomak, si po e mban sekret sëmundjen që mund t’i marrë jetën

Pas Vladimir Putin, tani është Prigozhin i cili është i sëmurë rëndë. Media e pavarur hetimore Proekt ka lëshuar informacione të bujshme sipas së cilës lideri i grupit Wagner ka një tumor në stomak dhe i është nënshtruar trajtimit në një klinikë private për personat VIP, e cila dyshohet se është e lidhur me Maria Vorontsova, vajzën e presidentit rus. Sëmundja e Prigozhin thuhet se është nën kontroll në këtë kohë, por do t'i nënshtrohej trajtimeve të gjata dhe intensive.  Kjo dëshmohet nga një dhomë me një shtrat të kujdesit intensiv, një ventilator pulmonar dhe një përqendrues oksigjeni që u gjet në shtëpinë e tij në Shën Petersburg gjatë kontrolleve nga forcat ruse të sigurisë menjëherë pas rebelimit të grupit Wagner. Duket se Prigozhin e kishte në posedim të kësaj pajisje që në kohën e pandemisë, me Covid që do ta kishte bërë të shmangte sa më shumë spitalet dhe të preferonte kujdesin në shtëpi. Për më tepër, burimet hetimore pohojnë se Prigozhin ishte shtruar në spital me një emër të rremë në klinikën ruse të Sogaz lidhur me vajzën e Putinit : ai ishte regjistruar si super VIP me pseudonimin Dmitry Isaakovich Geyle, një nga shumë identitetet fiktive të përdorura nga Prigozhin për të lëvizur lirisht dhe u bë publike pas këtyre kërkimeve. Duket se pasi mësoi për tumorin, Prigozhin drejtoi një mënyrë jetese të shëndetshme dhe një dietë të fortë, por në të njëjtën kohë sëmundja përkeqësoi një karakter tashmë të fortë dhe me karakter të shkurtër.

Kush është Yevgeny Prigozhin?

Ai u shfaq si një lojtar kyç në pushtimin e Rusisë në Ukrainë. Prigozhin është në krye të një ushtrie private mercenarësh që njihen si Grupi Wagner. Ky grup ka udhëhequr rusët në zona kyçe të luftës. Prigozhin është nga Shën Petersburgu, qytet ku ka lindur edhe Vladimir Putin. Pas disa kohësh në burg për vjedhje, Prigozhin ngriti një zinxhir dyqanesh që shisnin hot dog në Shën Petersburg. Biznesi shkoi mirë dhe brenda pak vitesh, në vitet 1990, Prigozhin ishte në gjendje të hapte restorante të shtrenjta në qytet. Më pas kompania e kateringut e Prigozhin e quajtur Concord u kontraktua për të furnizuar me ushqim Kremlinin. Kështu ai mori pseudonimin “shefi i Putinit”. Pasi disa vitesh mohim të ekzistencës së Wagner, më 27 Korrik 2022, mediat e kontrolluar nga Kremlini papritur pranuan se ai po luftonte në Lindje të Ukrainës. Prigozhin nisi që të postonte video në rrjetet sociale, fillimisht në zona të pushtuar të Ukrainës, që ishin kapur nga Wagner.

Fillimet e Prigozhin

Dënimin e parë, ai e mori në vitin 1979 kur ishte vetëm 18 vjeç. Asokohe u dënua me 2 vjet e gjysmë burg. Dy vite më vonë u dënua me 13 vjet burg, 9 prej të cilave i vuajti pas qelisë. Pas lirimit hapi dyqanet që shisnin hot dog. Bizneset i shkuan mirë dhe në vitin 1990 kur në Rusi çdo gjë ishte e paligjshme ai hapi disa restorante të shtrenjta në qytet. Këtu ai nisi të njihet me shtresat e larta të Shën Peterburgut dhe Rusisë. Një prej restoranteve të tij, quhej “Ishulli i Ri”, dhe ishte një anije që lundronte në lumin Neva. Vladimir Putin e pëlqeu aq shumë saqë kur u bë President i çonte miqtë e huaj atje. Dhe me shumë mundësi aty janë takuar për herë të parë. Putin i besonte mjaftueshëm Prigozhinit aq sa festoi ditëlindjen e tij në vitin 2003 në “Ishullin e Ri”. Vite më vonë, kompania katering e Prigozhin u kontraktua për të furnizuar me ushqim Kremlinin. Firmat e lidhura me Prigozhin fituan gjithashtu kontrata ushqimore fitimprurëse nga shkollat ushtarake dhe shtetërore.

Wagner

Pas luftës së Rusisë në Ukrainë në vitin 2014 u kuptua që Prigozhin nuk ishte një biznesmen i zakonshëm. Një ushtri private në hije thuhej se lidhej me të dhe fillimisht luftoi në zonën e Donbasit. Njihej gjerësisht si Wagner pas thirrjes që përdorte një prej komandantëve kryesore. Përveç Ukrainës, Wagner ka qenë aktive edhe në Afrikë dhe më tej. Po ashtu, ata kanë mbështetur Bashar Al Assad-in në Siri. Me kalimin e kohës grupi mercenar mori famë për brutalitetin. Anëtarët e tij janë akuzuar se kanë torturuar një rob sirian me një vare, i kanë prerë kokën dhe më pas i kanë vënë zjarrin trupit të tij në vitin 2017. Vitet më pas, 3 gazetarë rusë u vranë teksa hetonin praninë e Wagner në Republikën Qendrore Afrikane. Në vitin 2022, Wagner u akuzua sërish për vrasjen e një personi me vare, mbi dyshimet se kishte tradhtuar grupin. Për vite, Prigozhin mohoi që të lidhej me Wagner, madje paditi njerëz në gjykatë për këtë gjë. Por në Shtator të vitit 2022 ai tha se kishte vendosur të krijonte këtë grup në 2014-n.

Moska futet në izolim total, braktiset dhe nga aleatët më të ngushtë, Vladimir Putin bën lëvizjen surprizë, kërkon ndihmë nga “miku i vjetër”

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është personaliteti i fundit, i konsideruar e afërt me Vladimir Putin që duket se i ka kthyer shpinën liderit rus. Ndalimi i zgjerimit të NATO-s ishte një nga arsyet që Putin dha për pushtimin e tij në Ukrainë, por udhëheqësi rus tani përballet me një aleancë edhe më të madhe prej 32 anëtarësh në vend të bllokut prej 30 anëtarësh të paraluftës, pasi Erdogan hoqi dorë nga kundërshtimi për anëtarësimin e Stokholmit. Suedia tani do t'i bashkohet Finlandës në braktisjen e dekadave të neutralitetit. Kthesa e papritur e Erdoganit vjen pak më shumë se dy javë pasi udhëheqësi mercenar i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin organizoi një rebelim kundër presidentit rus. Ai gjithashtu pason “tradhtinë” e një lideri tjetër që ka treguar solidaritetin e tij me Putinin, hungarezit Viktor Orbán.

Goditje nga Erdogan

Presidenti turk ka ecur në një vijë të ngushtë midis opozitës ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe mbajtjes së lidhjeve të ngushta me Putinin, madje duke promovuar "marrëdhëniet speciale" të vendit të tij me liderin rus. Erdogan refuzoi t'i bashkohej sanksioneve perëndimore kundër Moskës, edhe teksa Kievi përdorte drone të prodhimit turk ndaj forcave ruse. Ai ndihmoi gjithashtu OKB-në të ndërmjetësonte me Rusinë për rifillimin e eksporteve të grurit nga Ukraina, duke shmangur një krizë të mundshme globale ushqimore. "Turqia nuk ka qenë kurrë një aleat në kuptimin formal, por nuk i është bashkuar embargos kundër Rusisë dhe ka qenë një partner tregtar," tha Timur Kuran, profesor i shkencave politike në Universitetin Duke në Karolinën e Veriut.Kuran tha se ishte e dukshme që Erdogan kishte miratuar pranimin e Ukrainës në NATO. Ai e lejoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të kthehej nga Turqia me komandantët e ish-garnizonit të Ukrainës në Mariupol, dhe hodhi poshtë kundërshtimet e saj për hyrjen e Suedisë në NATO, “brenda 72 orësh”. "Nëpërmjet këtyre lëvizjeve dhe më shumë, Turqia e ka poshtëruar Rusinë në mënyrë të dukshme dhe ka shtuar izolimin e saj”, argumentoi Kuran për “Newsweek”.

Braktisja nga Orban

Si një nga anëtarët e NATO-s, Turqia ka të drejtën e vetos për të bllokuar çdo vend që të anëtarësohet, ashtu si edhe Hungaria, e cila më parë kishte mbajtur anën e Ankarasë në kundërshtimin e anëtarësimit të Stokholmit. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i konsideruar si aleati më i madh i Putinit brenda BE- së, iu referua Zelenskyt si një "kundërshtar" disa javë pasi forcat ruse pushtuan Ukrainën në shkurt 2022. Ai ka kritikuar sanksionet ndaj Rusisë dhe qeveria e tij është përmbajtur nga furnizimi me armë i Ukrainës. Ndërkohë, Rusia i siguron Hungarisë burime energjetike dhe është e përfshirë në ndërtimin e termocentralit të ri bërthamor Paks II. Por, në mars, nënkryetari i parlamentit hungarez Csaba Hende njoftoi se Budapesti pritej të votonte në favor të anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Aleatët e rinj

Sakaq, pavarësisht përballjes me sanksione të paprecedenta perëndimore që synojnë të gjymtojnë ekonominë e vendit, Putin ka shfrytëzuar burimet e mëdha natyrore të Rusisë për të zgjeruar ndikimin e saj në të gjithë globin. Veçanërisht, Rusia ka forcuar lidhjet me lojtarët kryesorë si India, e cila ka blerë naftë ruse me zbritje në sasi rekord, dhe Kina, e cila ka rritur ndjeshëm konsumin e saj të energjisë ruse. Kështu, Rusia nuk ka humbur kohë për të mbushur boshllëkun e lënë nga kombet e tjera. Tani ajo po shfrytëzon mundësinë për të krijuar një aleancë me Kubën, në mes të krizës ekonomike të thelluar të vendit ishullor. Vendi ka rritur eksportet e naftës në Kubë me norma shumë të favorshme dhe ka rikthyer fluturimet direkte midis dy vendeve. Për më tepër, Rusia ka ndërmjetësuar marrëveshje fitimprurëse në sektorë të ndryshëm, dhe Kuba në krizë, ka “përqafuar” çdo ndihmë të ofruar. Ricardo Torres Perez, një ekonomist kuban dhe studiues në Universitetin Amerikan në Uashington, DC, tha megjithatë, se angazhimi i Rusisë me Kubën shkon përtej interesave të pastra ekonomike, ajo po kërkon të krijojë aleanca. "Rusia nuk po kërkon vetëm tregje. Ajo po kërkon aleatë. Ajo ka nevojë për aleatë," tha Perez për The Messenger.

Gjenerali rus: Fola për problemet në front, më pushuan brenda një dite

Një gjeneral rus tha se u hoq nga posti i tij si komandant, pasi fajësoi udhëheqjen ushtarake për situatën e rëndë në front në Ukrainë, ku theksoi se ushtarët rusë u “ngulur thika pas shpine” për shkak të një dështimi nga udhëheqja ushtarake.

Gjeneralmajor Ivan Popov, i cili komandonte ushtrinë ruse, tha në një audio mesazh të lëshuar nga ligjvënësi rus Andrei Gurulyov, se ai ishte hequr nga posti i komandantit.

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka komentuar ende për rastin dhe Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte vërtetësinë e audio mesazhit zanor. Zëvendësi i Gurulyov është një ish-komandant ushtarak që shfaqet rregullisht në televizionin shtetëror.

“Ishte një situatë e vështirë me autoritetet në të cilën duhej ose të heshtësh dhe të bëhesh frikacak ose të tregoje si janë gjërat”, tha Popov.

“Nuk kisha të drejtë të gënjej në emrin tuaj, në emër të shokëve të mi të rënë, ndaj i paraqita të gjitha problemet që ekzistojnë”, ka deklaruar ai.

Gjenerali rus tha se numri i ushtarëve rusë të vrarë nga artileria ukrainase është rritur, dhe se ushtrisë i mungon sistemi i duhur i mbrojtjes kundër artilerisë dhe sistemi i zbulimit.

“Udhëheqësit e lartë padyshim u ndjenë të kërcënuar dhe shpejt morën urdhër nga Ministri i Mbrojtjes brenda një dite dhe më hoqën qafe”, tha gjenerali.

“Ushtria ukrainase nuk mundi të depërtonte në radhët tona nga fronti në front, por komandanti ynë i lartë na goditi nga pas, duke i prerë mizorisht kokat e ushtrisë në momentin më të vështirë dhe më të kërkuar”, tha gjenerali i rrëzuar Popov. 

Iu refuzua kërkesa për anëtarësim në NATO – këto janë pesë angazhimet që mori aleanca për Ukrainën

Udhëheqësit e NATO-s nuk kanë arritur t’i ofrojnë Ukrainës një ftesë në NATO, por kanë thënë se ukrainasit do t’i bashkohen aleancën ushtarake në një moment të ardhshëm.

Kjo e acaroi Volodymyr Zelenskyn, por presidenti ukrainas po largohet prej samitit të sotëm me disa shpërblime të prekshme.

Këtu janë pesë angazhimet e premtuara ndaj Ukrainës si rezultat i takimit në Vilnus, raporton skynews.

Raketat franceze

Franca ka thënë se do t’i bashkohet Mbretërisë së Bashkuar në furnizimin e Kievit me raketa me rreze të gjatë.

Armët, të cilat mund të udhëtojnë deri 250 kilometra, do të vijnë nga rezervat ekzistuese ushtarake franceze, u tha gazetarëve një burim ushtarak, duke shtuar se do të jetë një “numër i rëndësishëm”.

Automjete dhe municione britanike

Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do t’i sigurojë ukrainasve më shumë se 70 automjete luftarake dhe logjistike, mijëra fishekë për tanket Challenger 2 dhe një paketë mbështetëse rreth 60 milionë euro për riparimin e pajisjeve.

Ajo do të nisë gjithashtu një projekt për të ngritur një qendër rehabilitimi mjekësor për ushtarët ukrainas.

Stërvitje me aeroplanë luftarakë F-16

Një koalicion prej 11 kombesh zotohet të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas për të drejtuar F-16. Ushtrimet do të fillojnë muajin e ardhshëm në Danimarkë.

Një qendër trajnimi do të ngrihet gjithashtu në Rumani.

Patriotët gjermanë

Qeveria gjermane finalizoi një paketë ndihme ushtarake prej 700 milionë eurosh për Kievin, duke përfshirë dy raketa lëshimi Patriot, 40 automjete të tjera luftarake këmbësorie Marder, si dhe tanke e municione shtesë luftarake.

Mbështetje norvegjeze

Norvegjia e rriti mbështetjen ushtarake për Ukrainën me 2.5 miliardë korona këtë vit në 10 miliardë (mbi 888.7 milionë euro).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat