Biden tregon dy arsyet kryesore se pse nuk do të zgjasë me vite lufta mes Rusisë dhe Ukrainës

Bota

Biden tregon dy arsyet kryesore se pse nuk do të zgjasë me vite lufta mes Rusisë dhe Ukrainës

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 20:09
Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden tha sot se nuk beson se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës mund të zgjasë me vite.

“Unë mendoj se lufta nuk mund të zgjasë me vite për dy arsye. E para është se rusët nuk mund ta mbajnë luftën përgjithmonë për sa i përket burimeve dhe kapaciteteve të tyre”, tha ai.

Lideri amerikan shtoi se arsyeja e dytë është se në një moment rrethanat do të jenë të tilla që presidenti rus, Vladimir Putin do të vendosë se nuk është në interesin e Rusisë të vazhdojë këtë luftë.

“Pavarësisht nëse është interes ekonomik, politik apo ndonjë interes tjetër”, tha ai në një konferencë shtypi me presidentin finlandez, Sauli Ninisto.

Biden tha se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s dhe se është vetëm çështje kohe, por asnjë vend nuk mund të anëtarësohet në aleancën ushtarake derisa është i përfshirë në luftë.

“Askush nuk mund t’i bashkohet aleancës nëse po ndodh një luftë, sepse kjo garanton menjëherë se ne jemi në luftë, në luftën e tretë botërore. Prandaj, këtu nuk bëhet fjalë nëse Ukraina duhet të anëtarësohet apo jo në NATO, ka të bëjë me atë se kur do të Ukraina me siguri do të jetë anëtare e NATO-s”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat