Biden ka një 'këshillë' për shefin e mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin

Bota

Biden ka një 'këshillë' për shefin e mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 21:43
Joe Biden

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden mendon se shefi i Wagner Group, Yevgeny Prigozhin mund të jetë në rrezik pasi kreu një tentativë rebelimi muajin e kaluar dhe pushtoi për një kohë të shkurtër një objekt ushtarak rus.

“Nëse do të isha ai, do të isha i kujdesshëm se çfarë ha”, ka thënë Biden në një konferencë shtypi të enjten në Helsinki pas një udhëtimi evropian në tri vende.

Shakaja ishte një referencë për raste kur shërbimet ruse të sigurisë kishin përdorur agjentë nervorë dhe polonium për të helmuar dhe vrarë armiqtë politikë të presidentit Vladimir Putin.

Biden tha se liderët botërorë në samitin e NATO-s në Vilnius thanë se nuk e dinin se ku ndodhet aktualisht Prigozhin dhe për pasigurinë rreth asaj se si rebelimi mund të ndikojë në operacionet ruse në Ukrainë dhe të ardhmen e Grupit Wagner.

Prigozhin fillimisht u tha se u zhvendos në Bjellorusi pasi njoftoi se po i kthente mercenarët e tij nga një marshim në Moskë.

Por Kremlini këtë javë tha se Putin mbajti një takim tre-orësh me kreun e Grupit Wagner dhe komandantët e tjerë më pak se një javë pas kryengritjes së 24 qershorit.

Por Biden tha se SHBA nuk shohin një rrezik të shtuar që Putini mund të përdorte armë bërthamore në konflikt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat