E shkatërruan, momenti kur tanku “më i ri” rus T-90 e pëson nga dronët ukrainas

Bota

E shkatërruan, momenti kur tanku “më i ri” rus T-90 e pëson nga dronët ukrainas

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 00:49
Foto ilustrim

Operatorët ukrainas të dronëve kanë goditur një tank rus T-90 dhe kanë penguar forcat e Moskës të rimarrin automjetin, sipas Kievit.

“Operatorët e kompanisë së dronëve goditës ‘Rarog’ të Brigadës së 24-të të Mekanizuar dëmtuan tankun më të ri rus T-90 dhe penguan evakuimin e tij me një goditje tjetër”, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në një postim në mediat sociale të mërkurën.

Pamjet tregojnë tankun në një vend të paspecifikuar përpara se një mjet ajror pa pilot (UAV) të godasë automjetin.

Një dron i dytë më pas godet zonën pranë tankut të dëmtuar.

“Dy dronë me vlerë disa mijëra dollarë shkatërruan një tank me vlerë tre milionë dollarë”, shkroi Ministria e Mbrojtjes në Twitter.

Megjithatë, siç vë në pah Newsweek, përcjell Telegrafi, është e vështirë të përcaktohet kostoja e modeleve të ndryshme të tankeve T-90, të cilat thuhet se shkojnë deri në rreth 4.5 milionë dollarë.

Ukraina ka publikuar më parë pamjet që tregojnë luftëtarët e Kievit që synojnë tanket T-90, të cilat janë versione të përmirësuara të T-72 të mëparshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat