Ukrainasit thonë se kanë rrëzuar edhe 23 dronë të tjerë të rusëve

Bota

Ukrainasit thonë se kanë rrëzuar edhe 23 dronë të tjerë të rusëve

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 16:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat ukrainase rrëzuan 23 dronë gjatë natës së kaluar, pretendon ushtria e këtij vendi.

Autoritetet e Ukrainës kanë bërë të ditur disa prej sukseseve të mbrëmshme ku përfshihen edhe rrëzimi i 16 dronëve të prodhuar nga Irani, raporton cnn.

Në një postim në Telegram, forcat ajrore thanë se Rusia “sulmoi Ukrainën me 17 dronë sulmues Shahed-136/131 të prodhuar nga Irani ” dhe “si rezultat i operacioneve luftarake në rajonet jugore dhe lindore, 16 Shaheds u shkatërruan”.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës gjithashtu shkatërroi një mjet ajror pa pilot (UAV) dhe gjashtë dronë të nivelit operacional dhe taktik të enjten, sipas forcave ajrore, raporton skynews.

“Le të mbajmë qiellin. Ukraina së bashku – deri në fitore”, shkruan ndër të tjerash në njoftim.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat