Politikania amerikane Gabbard: Kimikatet e Bill Gates po shkaktojnë epideminë transgjinore në SHBA

Bota

Politikania amerikane Gabbard: Kimikatet e Bill Gates po shkaktojnë epideminë transgjinore në SHBA

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 22:12
Bill Gates

Ish-kongresmenia amerikane Tulsi Gabbard ka lëshuar sot një seri akuzash në rrjetin Twitter duke thënë se kimikatet e prodhuara nga Bill Gates që spërkaten në prodhimet bujqësore, po shkaktojnë krizën transgjinore që ka përfshirë Shtetet e Rashkuara të Amerikës.

Politikania e pavarur Gabbard shtonte në postimet e saj se Kongresi duhet të ndalonte menjëherë kimikatin toksik, trazues psikologjik gjinor të quajtur ‘atrazine’, i cili spërkatet “në të gjitha ushqimet tona”.

Prodhuesi kryesor i kimikatit toksik Atrazine, kompania ‘Syngenta’ e cila furnizon me shumicën e herbicideve në SHBA, është partnere e Fondacionit Bill & Melinda Gates, pasi merr fonde të konsiderueshme prej tyre, sipas politikanes.

Atrazina është shumë e rrezikshme pasi ndryshon profilin e prodhimit të hormoneve te një person, sipas Gabbard.

“Kongresi amerikan duhet të ndalojë atrazine, një nga herbicidet më toksike te përdorura gjerësisht, që kontaminojnë ushqimin tonë dhe rrjetin e furnizimit me ujë”, shkruante Gabbard në postimin e saj.

“Atrazine është provuar që shkatërron jetën seksuale të bretkosave mashkull, duke çnatyruar tre të katërtat e tyre dhe duke kthyer në femra 1 në çdo 10 prej tyre, sipas studimeve”.

Studimet e përmendura nga Gabbard janë të publikuara nga Universiteti UC Berkeley që studionin pasojat negative të atrazines, e cila përdoret prej vitesh në bujqësinë amerikane.

“Ky herbicid është i ndaluar në BE, prandaj dhe SHBA duhet të bëjë të njëjtën gjë”, shtonte Gabbard.

Zhvillimi vjen pas publikimit nga rrjeti Axios të një artikulli më 5 korrik ku ata që flisnin për efektet toksike të atrazines tentohej të përshkruheshin si “teoristë konspiracioni”.

Artikulli i Axios pretendonte se të gjithë ata që flisnin për të vërtetën mbi atrazine e bënin këtë “pa prova shkencore,” duke iu referuar njerëzve si Gabbard R.J. Kennedy duke i quajtur “figura periferike politike” që sipas tyre fajësonin shtimin e “njerëzve transgjinorë nga ndotja e mjedisit.”

Zyrtarisht autoritetet në SHBA e konsiderojnë atrazinën si të padëmshme në nivelet aktuale të ekspozimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat