Kaos në ushtrinë ruse, askush nuk po i bindet më Vladimir Putinit

Bota

Kaos në ushtrinë ruse, askush nuk po i bindet më Vladimir Putinit

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Kaosi në ushtrinë ruse po bëhet një problem në rritje për Vladimir Putin. Komandantët rusë nuk i binden shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse Valery Gerasimov dhe ushtarët kërcënojnë të lënë postet e tyre në Ukrainë nëse eprorët e tyre arrestohen për shprehjen e mendimeve të tyre.

Gjithçka duket se u nxit nga Yevgeny Prigozhin, i cili vendosi të shprehë pakënaqësinë e tij ndaj udhëheqjes ushtarake me një rebelim të armatosur. Megjithëse ai dështoi në planin e tij, Prigozhin krijoi një “efekt domino” në ushtri. Disa oficerë të lartë që atëherë kanë kritikuar hapur strategjinë e luftës së Kremlinit.

Moska u përpoq të reagonte shpejt dhe largoi rebelët, por problemi kishte marrë tashmë përmasa serioze. Komandanti më i lartë i hequr nga posti është gjenerali Ivan Popov, i cili kritikoi trajtimin e trupave në vijën e frontit në Zaporizhia dhe mungesën e mbështetjes së artilerisë.

Midis drejtuesve të shkarkuar janë komandanti i divizionit 106 të Gardës Ajrore, gjenerali Vladimir Seliverstov, komandanti i Divizionit të 7-të të Gardës Ajrore, Gjenerali Aleksander Kornev dhe komandanti i Divizionit të 90-të të Tankeve, gjenerali Ramil Ibatullin.

Precedenti për shfaqjen e mosbindjes u krijua nga gjenerali Mihail Teplinski, i cili dha dorëheqjen në janar pas një debati me Gerasimov për forcatruse gjatë ofensivës dimërore, të cilat pësuan humbje të mëdha.

Një studim amerikan, megjithatë argumenton se klima e mosbindjes ishte krijuar në fakt nga vetë Putini, i cili anashkalonte rregullisht zinxhirin e komandës ruse në përpjekje për të siguruar rezultate të shpejta në fushën e betejës, duke degraduar autoritetin e Gerasimov dhe Shoigu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat