E pranojnë rusët: Një pjesë e urës së Krimesë është e pariparueshme

Bota

E pranojnë rusët: Një pjesë e urës së Krimesë është e pariparueshme

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Një zyrtar rus ka pranuar se të paktën një pjesë e urës së Krimesë është e pariparueshme pas shpërthimeve të djeshme.

Gjatë një takimi me Vladimir Putin, zëvendëskryeministri Marat Husnulin, thuhet se tha se ura nuk do të jetë plotësisht e hapur për trafik deri në nëntor.

Trafiku rrugor u rivendos pjesërisht pas shpërthimeve, por dje u vunë re bllokime të gjata trafiku ndërsa turistët rusë u nisën për në shtëpi, duke lëvizur nëpër pjesë të jugut të Ukrainës së pushtuar.

Husnulin tha se plani është që njëra anë e urës të hapet për trafik të dyanshëm deri më 15 shtator, dhe ana tjetër në nëntor.

Ai shtoi se një pjesë e urës do të duhet të demolohet, kurse deri më tani për këto shpërthime nuk e ka marrë përgjegjësinë askush.

Madje janë publikuar pamje të një droni kamikaz që shpërthen në këtë urë që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat