Rusia po shkatërron grurin e Ukrainës, Blinken reagon ashpër: Rrezikohen më të varfëritë

Bota

Rusia po shkatërron grurin e Ukrainës, Blinken reagon ashpër: Rrezikohen më të varfëritë

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 21:26
Antony Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar ndaj veprimeve kriminale të Rusisë që në mënyrë të pamëshirshme kanë bombarduar portet e Ukrainës që përdoren për furnizimin global të ushqimit.

Blinken ka thënë se Rusia po e shkatërron grurin dhe shtetet më të varfëra janë më të rrezikuarit dhe do të paguajnë më shumë për një gjë të tillë.

Ai ka thënë se Moska duhet të ndalojë së bëri ushqimin një armë lufte.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë bombardimet e pamëshirshme të Kremlinit ndaj porteve dhe objekteve të Ukrainës që përdoren për furnizimin global të ushqimit. Rusia fjalë për fjalë po shkatërron grurin dhe më të varfëritë dhe më të rrezikuarit në botë tani do të paguajnë më shumë për të. Moska duhet të ndalojë ta bëjë ushqimin një armë lufte”, ka shkruar Blinken në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat