Vetëm një lëvizje dhe “plas” lufta, Koreja e Veriut “dhëmbë për dhëmbë” me Amerikën

Bota

Vetëm një lëvizje dhe “plas” lufta, Koreja e Veriut “dhëmbë për dhëmbë” me Amerikën

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Prania e një nëndetëse bërthamore amerikane në Korenë e Jugut mund të nxisë “përdorimin e armëve bërthamore të përcaktuara në ligj" nga ana e Koresë së Veriut. Paralajmërimi erdhi nga ministri i mbrojtjes i Phenianit, Kang Sun Nam, në një deklaratë të raportuar nga agjencia KCNA. Koreja e Veriut akuzon "SHBA dhe gangsterët e Koresë së Jugut" se kanë kaluar "vijat e tyre të kuqe".

Së fundi, Koreja e Veriut nënvizon se "doktrina për përdorimin e armëve bërthamore lejon përdorimin e procedurave të nevojshme për veprim në rast se do të nisë një sulm bërthamor ose nëse besohet se përdorimi i armëve bërthamore kundër saj është i pashmangshëm".

"Nëse Koreja e Veriut do të niste një provokim bërthamor, kjo do të çonte në fundin e regjimit" në Phenian: ishin këto fjalët e shqiptuara nga presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol në deklaratat e raportuara nga agjencia Yonhap, pasi presidenti hipi në nëndetësen Uss Kentucky në bazën detare në Busan.

"Kjo demonstron qartë angazhimin e Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara", tha Yoon. Të dy vendet do t'i përgjigjen me forcë dhe vendosmëri kërcënimeve bërthamore dhe raketore nga Koreja e Veriut përmes Grupit Konsultativ Bërthamor.

"Ne do të sigurohemi, kërkoi ai, që Koreja e Veriut as mos të ëndërrojë të kryejë një provokim bërthamor dhe ne kemi paralajmëruar qartë se nëse Koreja e Veriut do të fillonte një provokim, kjo do të çonte në fundin e atij regjimi".

Menjëherë pas mbërritjes së nëndetëses amerikane, Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi që ranë në Detin e Japonisë. Një "provokim i rëndësishëm" sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, paralajmërim i prerë nga regjimi i Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat