Mbyllen sallonet e bukurisë në Afganistan, 60 mijë vende pune të humbura

Bota

Mbyllen sallonet e bukurisë në Afganistan, 60 mijë vende pune të humbura

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Në Afganistan sallonet e bukurisë do të mbyllen në javët e ardhshme me urdhër të talebanëve.

Mbyllja e tyre do të çojë në humbjen e rreth 60,000 vendeve të punës, shkruan BBC.

Sallonet ishin lejuar të vazhdonin të funksiononin që kur talebanët rimorën pushtetin dy vjet më parë, por ata ndryshuan pozicionin muajin e kaluar.

Vendimi kufizon më tej hapësirat e hapura për gratë afgane, të cilave tashmë u është ndaluar hyrja në klasa, palestra dhe parqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat