Ministri rus i Mbrojtjes do të zhvillojë vizitë zyrtare në Korenë e Veriut

Bota

Ministri rus i Mbrojtjes do të zhvillojë vizitë zyrtare në Korenë e Veriut

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 15:37
Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoigu

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoigu do të zhvillojë vizitë zyrtare në Korenë e Veriut.

Në deklaratën nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se delegacioni rus i kryesuar nga Shoigu do të vizitojë Phenianin në datat 25-27 korrik, me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Veriut.

Gjithashtu, Shoigu do të marrë pjesë në aktivitetet që do të mbahen për shënimin e 70-vjetorit të fitores së popullit korean në Luftën Patriotike të Pavarësisë në 1950-1953.

“Kjo vizitë do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve ushtarake ruso-koreane dhe do të jetë një hap i rëndësishëm në zhvillimin e bashkëpunimit midis dy vendeve”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat