Ushtria ukrainase tha se ka bërë përparim të lehtë në frontin jugor, në një zonë që ka pasur luftime të vazhdueshme për gati dy muaj.
Valerii Shershen, zëdhënësi i forcave ukrainase në jug, deklaroi se trupat kishin avancuar me rreth 500 metra në një zonë pranë qytetit Staromaiorske – një objektiv i ukrainasve që nga fillimi i kundërsulmimit të tyre, shkruan CNN.
“Duke pasur parasysh epërsinë e armikut në ajër, fuqi punëtore, armatim dhe pajisje, Forcat e Mbrojtjes nuk po humbasin terren në mbrojtje dhe po avancojnë gradualisht në ofensivë.
Trupat ukrainase pësojnë më pak humbje në personel dhe pajisje”, tha Shershen.