"Kanë mbetur vetëm disa thërrime," përshkruan ambasadori rus në SHBA marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit

Bota

"Kanë mbetur vetëm disa thërrime," përshkruan ambasadori rus në SHBA marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit

Nga: A.SH Më: 28 korrik 2023 Në ora: 06:48
Anatoly Antonov

Furnizimi i Shteteve të Bashkuara me municione thërrmuese në Ukrainë si pjesë e një pakete të re ndihme ushtarake është një goditje për mbetjet e marrëdhënieve midis Moskës dhe Uashingtonit, raportoi të enjten media shtetërore ruse TASS, duke cituar ambasadorin rus në SHBA, Anatoly Antonov, përcjell Bota sot.

"Përsa i përket marrëdhënieve ruso-amerikane, sot ato janë praktikisht inekzistente, kanë mbetur vetëm disa thërrime. Sigurisht, sigurimi i municioneve thërrmuese nga amerikanët për Ukrainën konsiderohet një goditje e rëndë për çfarëdo që ka mbetur nga marrëdhëniet ruso-amerikane." tha Antonov, cituar nga TASS.

Antonov gjithashtu e përshkroi vendimin për dorëzimin e municioneve në Ukrainë si një "lëvizje anti-ruse" nën administratën e presidentit amerikan Joe Biden.

Trupat ukrainase kanë filluar të gjuajnë me municione thërrmuese të ofruara nga SHBA si pjesë e kundërofensive të tyre kundër Rusisë, sipas dy zyrtarëve amerikanë dhe një personi tjetër të informuar për këtë çështje.

SHBA njoftoi më 8 korrik se do të dërgonte municionet e diskutueshme dhe ato iu dorëzuan forcave ukrainase rreth një javë më vonë, siç raportoi fillimisht CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat