Papa thirrje Rusisë të rikthimin e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi

Bota

Papa thirrje Rusisë të rikthimin e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 14:00
Papa Françesku

Papa Françesku i ka bërë thirrje Rusisë që të rikthejë marrëveshjen e grurit të Detit të Zi.

“U bëj thirrje vëllezërve të mi, autoriteteve të Federatës Ruse, që nisma e Detit të Zi të rifillojë dhe gruri të transportohet në mënyrë të sigurt”, tha Françesku gjatë mesazhit të tij sot.

Udhëheqësit afrikanë i kërkuan gjithashtu Vladimir Putinit të rivendoste marrëveshjen e grurit në një samit gjatë fundjavës.

Marrëveshja i kishte lejuar Ukrainës të eksportonte grurë nga portet e saj detare pavarësisht luftës, por Rusia tani është tërhequr pasi tha se kushtet e saj nuk ishin përmbushur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat