Britani: Shifrat e vdekjeve nga ngasja në gjendje të dehur janë më të lartat në më shumë se një dekadë

Bota

Britani: Shifrat e vdekjeve nga ngasja në gjendje të dehur janë më të lartat në më shumë se një dekadë

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Shifrat e publikuara së fundmi nga qeveria britanike kanë zbuluar se vdekjet e shkaktuara nga drejtimi në gjendje të dehur në rrugët e Britanisë kanë arritur në nivelin e tyre më të lartë që nga viti 2009, me një “ngritje domethënëse” nga regjistrimet e vitit të kaluar.

Këto shifra tregojnë se shoferët e rinj nga Uellsi kanë më shumë gjasa të vriten ose të lëndohen si pasojë e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Këto statistika lidhen me vitin 2021, të cilat janë shifrat më të fundit, të cilat ishin në dispozicion, janë publikuar nga qeveria e vendit këtë javë.

Grafikat zyrtare tregojnë se midis 240 dhe 280 njerëz kishin vdekur në vitin 2021 nga përplasjet ku të paktën një nga shoferët e përfshirë ishte mbi kufirin e nivelit e lejuar të alkoolit në gjak gjatë drejtimit. Kjo është një rritje prej 11 për qind nga një dekadë më parë dhe përfaqëson 17 për qind të të gjitha vdekjeve në rrugë në Mbretërinë e Bashkuar.

Përqindja më e madhe e të gjitha fatkeqësive, të cilat ndodhën në aksidentet gjatë drejtimit në gjendje të dehur ishte në Uells, me 7.3 për qind, e ndjekur nga Anglia me 5.2 për qind dhe Skoci me 4.1 për qind – edhe pse Skocia e kishte një kufi të ulët të përqindjes së alkoolit në gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat