Izraelitët vazhdojnë protestën kundër rishqyrtimit të sistemit gjyqësor

Bota

Izraelitët vazhdojnë protestën kundër rishqyrtimit të sistemit gjyqësor

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 14:09
Protestë

Mijëra izraelitë u mblodhën në sheshin “Kaplan” të Tel-Avivit për të protestuar kundër planit të diskutueshëm të kryeministrit Benjamin Netanyahu për të rishqyrtuar sistemin gjyqësor të vendit.

Protesta u mbajt në të njëjtën javë që parlamenti i Izraelit miratoi ligjin e parë madhor në plan.

Votimi, të hënën, i miratuar unanimisht nga koalicioni qeverisës i Netanyahut pasi opozita doli nga salla, thelloi të çarat që kanë testuar lidhjet delikate sociale që lidhin vendin, tronditën kohezionin e ushtrisë së tij të fuqishme dhe në mënyrë të përsëritur shkaktoi shqetësim tek aleati më i ngushtë i Izraelit, Shtetet e Bashkuara.

Teksa aleatët e Netanyahut festuan fitoren e tyre dhe u zotuan të vazhdojnë përpara me më shumë ndryshime, mijëra protestues kanë demonstruar në Jerusalem dhe Tel-Aviv dhe kundërshtarët thanë se do ta kundërshtonin ligjin e ri në Gjykatën e Lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat